Luka Modric është kthyer në një garë mes Inter dhe Real Madrid. Futbollisti kroat pëlqehet nga skuadra italiane, por te spanjollët nuk e lëshojnë lehtë. Në mediat sportive shkruhet se takimi tij me presidentin e klubit madrilen është shtyrë për të premten.

Florentino Perez nuk ka vendosur ende për fatin e mesfushorit, i cili mban veshur fanellën e Los Blancios prej vitit 2012. Klauzola e futbollistit është 750 milionë Euro. Për ta bindur që të mos largohet flitet se do t’i ofrohet një pagë 12 milionë Euro në sezon.

Tek Inter mund të shkojë deri në 10 milionë Euro në vit dhe një kontratë 4-vjeçare, por që ta mbyllë në Kinë ku paga do të rritet akoma më shumë. Largimi i Cristiano Ronaldo ka krijuar përshtypjen se tashmë te Real Madrid asnjë nuk mund të quhet i pashitshëm.

Tv Klan