Tre ekipe ishin në garë për fituesin e “Topit të Artë” Luka Modriç. Gjatë merkatos së Janarit qarkulluan lajme se Juventusi, Interi dhe Machester United kërkonin kroatin. Por është vetë Modriç që i shuan të gjithë zërat.

“Unë jam këtu, kam edhe një vit e gjysmë kontratë me skuadrën dhe nuk kam asnjë presion në lidhje me këtë çështje. Nuk jam i shqetësuar”, tha Modriç, i cili  shënoi golin e dytë në fitoren e Realit të Madridit ndaj Sevillas, ditën e djeshme.

“18 muaj nuk janë pak dhe unë jam shumë i qetë. Jam sjellë gjithnjë mirë me klubin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Jam ende shumë i lumtur në Madrid, si në ditën e parë të ardhjes sime këtu. Shpresoj që të qëndroj edhe për më shumë kohë sesa 18 muaj, e uroj që edhe klubi të dëshirojë të njëjtën gjë”.

Vendimi i kroatit, vjen në një kohë kur administratori i klubit zikaltër, Beppe Marotta konfirmoi praktikisht se Diego Godin është i tyre, ndërsa sqaroi edhe fazën e negociatave me Mauro Icardin.

Tv Klan