Luka Modriç është i preferuari i Christian Panuccit dhe këtë trajneri i Kombëtares e tregoi edhe në votimin e tij për Lojtarin më të Mirë të Vitit, organizuar nga FIFA.

Panucci dha pikët më të larta për mesfushorin kroat, i cili u zgjodh me thuajse 29% të pëlqimeve nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve përfaqësuese, duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Për Etrit Berishën, kapiten i Kombëtares në momentin e votimit mbetet Lionel Messi më i miri në botë. Në mbrëmjen e organizuar në Londër të hënën trajneri më i mirë u zgjodh Didier Deschmps me më shumë se 30% të votave, duke kaluar Zinedine Zidane e Zlatko Daliç. Goli më i bukur ishte ai i Mohamed Salah në derbin e luajtur në dhjetor me Liverpool dhe Everton. 38% e tifozëve pëlqyen realizimin e sulmuesit egjiptian. Në formacionin më të mirë gjysma e tyre luajnë në kampionatin spanjoll.

Tv Klan