Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini vlerësoi se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, dhe se duhet të implementohen marrëveshjet e arritura deri më tani.

Ajo ka përshëndetur nismën për statusin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përderisa ka theksuar se ka nevojë që Serbia t’i implementojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mund të arrihet, por nuk do të thotë se marrëveshjet e deritanishme mund të anashkalohen. Dialogu duhet të ndërtohet mbi marrëveshjet e arritura deri më tani. Ka shumë punë për t’u bërë”.

Mogherini gjatë konferencës për Raportin e Progresit, është shprehur optimiste për vazhdimin e dialogut dhe rrugëtimin e Kosovës dhe Serbisë.

“Lidershipi aktual, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë se është koha për të ecur përpara, që të kemi një situate më të mirë për Prishtinën dhe Beogradin”.

/KlanKosova