Mogherini mbyll turin ballkanik në Serbi: Shqipëria e Maqedonia kanë rast të mirë për integrim



Mogherini mbyll turin ballkanik në Serbi: Shqipëria e Maqedonia kanë rast të mirë për integrim

23:30 19/04/2018

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka qëndruar  në pesë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin serb. I ka dhënë shpresa rajonit duke veçuar faktin që edhe Shqipëria e Maqedonia kanë rast të mirë për integrim. Ka kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen duke ecur drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

 “Kam insistuar për nevojën e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve dhe kam përmendur dhe atë të Asociacionit të Komunave Serbe”,

u shpreh Federica Mogherini.

Gjatë qëndrimit në Serbi tha se duhet bashkëpunim si rrugë e vetme. Zyrtarët serbë thanë se Prishtina nuk e ka ndërmend të zbatoj marrëveshjet, por janë pro dialogut.

“Nuk pajtohem me Zonjen Mogherini që ka marrëveshje të tjera, por vetëm një. Të gjitha të tjerat dhe integrimit në institucionet e Kosovës e kemi zbatuar disa herë”

, Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë.

Samiti i Sofjes është vlerësuar si një mundësi e veçanti, pasi pas 15 vitesh Ballkani do të ketë një fokus nga të gjitha shtetet.

Tv Klan



Të ngjashme