“Sot ndarja e kontinentit Europian ka një emër, është Ballkani Perendimor.

Europa nuk do të konsiderohet e bashkuar përsa kohë Ballkani Perendimor nuk do të jetë pjesë e familjes tonë. Unë e di që kjo deklaratë nuk është shumë popullore në disa shtete të BE-së, ndoshta ka lidhje me gjeneratat, ndoshta me gjeografinë. Por Ballkani është në zemër të Europës dhe nuk ka kufi politik që mund ta ndryshojë këtë realitet. Ju kujtoj krizën e refugjatëve siriane dhe nga Lindja e Mesme, ku këto shtete dhanë ndihmë të pamohueshme.

Deri në fund të mandatit tonë, në këto dy vite deri në vitin 2019,  jam e sigurtë ne do të ndërtojmë së bashku me miqtë tanë në Ballkan një progres praktik të matshëm për të gjashtë partnerët tanë në rajon, progres të pakthyeshëm”.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Vladimir Lame