Nisi pasditën e sotme takimi mes Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiç dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogerini. Fillimisht shefja e diplomacisë europiane i priti veçmas dy presidentët.

I pari ishte takimi me Hashim Thaçin që zgjati pak minuta. Më pas Mogerini vijoi me Presidentin serb. Pas përmbylljes së bisedave të ndara, pritet një takim tripalësh ku do të flitet konkretisht për fazën finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Një takim i tillë i parashikuar në muajin Shtator, po në praninë e Federica Mogerinit dështoi, pasi Presidenti Vuçiç nuk pranoi të takonte Thaçin.

Tv Klan