Edhe Bashkimi Europian ka shtuar presionin te palët politike në Shqipëri për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Sot ishte vetë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini që me një deklaratë të posaçme, shprehet se kjo reformë është thelbësore për hapin tjetër të vendit drejt integrimit në BE.

Sipas saj, propozimet ligjore që ndodhen në Kuvend pasqyrojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhen plotësisht me standardet evropiane.

Ajo thotë se është thelbësore që ky propozim të miratohet në një shumicë prej 2/3-ash që kërkohet.

Moherini thotë se cilido grupim politik, mban përgjegjësi të veçantë dhe se kjo mund të jetë nisja e një kapitulli të ri të historisë tonë të përbashkët.

Moherini thotë se pret që të gjitha forcat politike ta përdorin raundin e fundit të konsultimeve nesër për të miratuar propozimin.

Tv Klan