Presidenti i Emmar Group flet për investimin 2.5 miliardë dollarësh në Portin e Durrësit

Investitori i njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe Mohamed Alabbar, president i Emmar Grup ka folur së fundi me rrjetin televiziv CNN për investimin me vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh në Portin e Durësit. Synimi i tij është të ndërtojë një ‘Europë të re’.

“Kur shikoj Shqipërinë, kur shikoj se çfarë ndodh me qeverinë dhe se si po përpiqet të zhvillojë vendin atëherë mendova që të jem unë i pari aty, sepse gjithçka tregon se punët shkojnë mirë, turizmi ka rritje dyshifrore, ka një vijë bregdetare 15 kilometra të gjatë përballë Greqisë.”

Për sipërmarrësin Alabbar, Shqipëria është fronti i dytë i investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas një projekti të parë të suksesshëm në Beograd.

“Këto vende kanë një rritje fantastike ekonomike, forcë punëtore të jashtëzakonshme, qeveritë që punojnë natë e ditë për të qenë pjesë e Europës së vërtetë. Ne do të ndërtojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente, dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.

I pyetur për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Alabbar, thotë se kjo i përket të shkuarës dhe këto vende kanë lënë pas atë.

Klan News