Fansat irritohen, “Gigi vjen nga një familje e pasur dhe prindër të njohur”

Babai i Gigi Hadid dhe sipërmarrësi Mohamed Hadid që ka ndërtuar mbi 15 hotele Ritz –Carlton është fansi më i madh i vajzave të tij Bella dhe Gigi Hadid. Mohamed është një personazh tejet interesant dhe aktiv në rrjetet sociale ku ndiqet nga 1.2 milion ndjekës.

Në një postim të fundit në instagram ai ka renditur 20 fakte që nuk i kemi ditur më parë për Gigi Hadid. Një ndër kuriozitetet më interesante ishte se modelja nuk kishte marrë kurrë asnjë cent të vetëm nga prindërit e saj.

Mirëpo kjo nuk është pëlqyer nga disa fansa të cilët i janë kthyer kundër duke u shprehur se Gigi nuk ka arritur gjithçka me forcat e saj, pasi ka pasur privilegjin të vijë nga një familje e pasur dhe prindër të njohur.

“Mamaja e saj është modele, e vetmja arsye që ajo nënshkroi kontrata njësoj si Bella. Ti je një biznesmen i pasur, që ke ndërtuar rezidenca kudo në Beverly Hills dhe Bel Air… ajo ka lindur me para”, kanë shkruar ndjekësit.

Ndër të tjera Mohamed ka zbuluar se Gigi është pranuar nga Universiteti i Nëë York-t në degën psikologji kriminale ligjore pas shkollës së mesme si dhe ajo ka numrin më të madh të kopertinave në revistën Vogue.

Kujtojmë se në vitin 2018-të, Gigi Hadid u rendit e shtata në listën e Forbes për modelet më të paguara në botë me 9.5 milionë dollarë fitime.

Klan News