Mohimi i masakrës së Reçakut – TV KLAN

Mohimi i masakrës së Reçakut

Banorët rrëfejnë spastrimin nga serbët

Vetëm 3 kilometra larg qytezës së Shtimes gjendet fshati Reçak. Masakra që ka ndodhur në këtë fshat në vitin 1999 pati bërë jehonë në gjithë mediat botërore.

Ramë Shabani, një nga të mbijetuarit e kësaj masakre, rrëfen se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Forcat serbe më 15 Prill fillimisht kishin rrethuar shtëpinë ku qëndronin disa familje meqë konsiderohej më e sigurt. Pasi i kishin rrahur e keqtrajtuar në sy të grave e fëmijëve u kishin kërkuar që të iknin në mal. Por një befasi e pakëndshme po i priste lart.

Ai e konsideron fyerje mohimin e masakrës së Reçakut, ndonëse thotë se nga kush vjen nuk është befasi.

Në këtë vend janë masakruar mbi 30 persona, ndërsa të vrarë e masakruar në Reçak janë gjithsej 54 persona, 11 prej të cilëve ushtarë të UÇK-së. Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e Sahide Metushit.

Ish-ministri i Kosovës nga komuniteti serb, javë më parë tha se ngjarja në Reçak është trilluar për çka edhe pasoi shkarkimi i tij nga ky post. Masakrën e Reçakut e kanë mohuar edhe krerë të shtetit serb.

Tv Klan

Kategori
KosovaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*