Forumi Global i Nikotinës, në edicionin e tij të 7, të zhvilluar për herë të parë online, për shkak të pandemisë së Covid-19, solli në vëmendje të qindra ndjekësve anë e mbanë e botës, studime e këndvështrime të ekspertëve të fushës, shkencëtarëve dhe vendimmarrësve mbi nikotinën.

Një prej folësve të forumit ishte dhe Moira Gilchrist, doktoreshë e Shkencave farmaceutike e dedikuar në produktet me risk të reduktuar në Philip Morris, solli para ndjekësve shembullin e kompanisë ku punon, për të treguar se : Po, falë shkencës dhe teknologjisë, një kompani mund të ja dalë të përmbushë kërkesat e konsumatorit të saj, duke lënë pas historinë dhe paragjykimin.

Në diskutimin “A mundet një leopard të ndryshojë shenjat në lëkurën e tij”, dr. Gilchrist, tha se: “Shkenca na ka treguar se një leopard falë evolucionit mund të adaptohet me mjedisin për rreth tij. Po ky ndryshim a mund të realizohet në industrinë e duhanit? Ne i jemi dedikuar zëvendësimit të cigareve me një alternativë më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur. Pasi qëllimi ynë është një e ardhme pa tym duhani, në të cilën duhanpirësit e rritur që zgjedhin të vazhdojnë konsumin e duhanit, të kenë mundësinë të kalojnë në produkte të mbështetura në shkencë.”

Duke folur mbi transformimin që po kalon PMI, ajo u shpreh se e kupton skepticizmin që po përballet ky ndryshim. Ajo tha se si rezultat i punës së tyre, rreth 10.6 milion burra dhe gra kanë ndaluar konsumin e cigareve dhe kanë kaluar në përdorimin e IQOS, të dhëna të përllogaritura që nga fundi i Marsit 2020. “Ambicia jonë është që deri në vitin 2025, të paktën 40 milionë njerëz do të kenë bërë të njëjtën gjë. Kjo do të thotë 40 milionë më pak duhanpirës në të gjithë botën.”

Sipas saj ndikimi i këtij produkti është parë tashmë në tregje të ndryshme. Duke iu referuar një studimi të realizuar nga një grup studiuesish të Shoqatës Amerikane të Kancerit që arriti në përfundimin se rënia e shpejtë e shitjeve të cigareve kohët e fundit në Japoni ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të futjes së IQOS në treg. “Në një botë ideale do të ishim duke zhvilluar një bisedë  të hapur për të kuptuar se si t’i përsërisim këto rezultate sa më shpejt dhe në sa më shumë vende të jetë e mundur. Por çuditërisht në botën e vërtetë, jemi larg prej kësaj. Shumë avokatë dhe organizata të shëndetit publik duken jo të gatshëm të pranojnë në mënyrë objektive mundësinë e produkteve të duhanit pa tym. Pse? Sepse këto zgjidhje po vijnë nga industria e duhanit. Ata justifikojnë qëndrimet e tyre duke përsëritur argumente pothuajse 20-vjeçare duke pretenduar se ka konflikt midis interesit të industrisë së duhanit dhe shëndetit publik”.

Por si shkencëtare ajo u shpreh se e konsideron këtë situatë alarmante. “Në 20 vjet, bota ka përparuar dhe kështu ka bërë dhe shkenca e teknologjia. Organizatat dhe individët që kanë vendosur të mos shohin qartë, po marrin pjesë në censurimin shkencor- dhe rezultati: konfuzion midis duhanpirësve të rritur dhe përdoruesve të produkteve pa tym, edhe pse këto produkte janë zgjidhje më e mirë sesa vazhdimi i pirjes së cigareve.”

Faktet janë të qarta sipas saj. Alternativa më të mira kundrejt cigareve ekzistojnë sot. “Ne duhet të veprojmë. Me inkurajimin dhe përkrahjen e rregullatorëve të duhur nga shoqëria civile, përfshirë komunitetin e shëndetit publik, ne besojmë se shitja e cigareve mund të përfundojë në çdo vend në 10-15 vjet. Ne gjithashtu e dimë se shumica e duhanpirësve nuk heqin dot dorë prej duhanit. Lejimi i një rishikimi objektiv të shkencës pa marrë parasysh se kush e sjell atë është më e pakta që avokatët e shëndetit publik mund të bëjnë për qindra dhe miliona burra dhe gra që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare”.

Në përfundim të fjalimit të saj, Moira Gilchrist sfidon “Një leopard po e ndryshon lëkurën e tij po të tjerët? – Vetëm imagjinoni përparimin që mund të bëjmë së bashku”