Bennacer kalon te Milan, Nainggolan te Cagliari

Moise Kean është zyrtarisht një lojtar i Everton. Sulmuesi 19-vjeçar u largua nga Juventus për 30 milionë Euro, sipas mediave angleze. Kontrata e tij është e vlefshme për 5 sezone. Kean, edhe pse kampionatin e fundit luajti më shumë minuta, nuk mund të konkurronte me sulmuesit me përvojë të Juve. Lëvizje dhe te Milan që është përforcuar në mesfushë.

Algjeriani Ismael Bennacer fimosi një marrëveshje 5-vjeçare. Ai u transferua nga Empoli për 16 milionë Euro, ndërsa pati një paraqitje të mirë në Kupën e Afrikës ku fitoi edhe trofeun me Algjerinë. Te Cagliari është afruar një veteran në futbollin italian.

Radja Nainggolan la Inter për ekipin nga Sardenja ku 9 vjet më parë i dha mundësinë e debutimit në Serie A. Nainggolan është pritur nga tifozët që në aeroport. Ata iu gëzuan rikthimit të tij te Cagliari ku u aktivizua nga 2010-2014.

Tv Klan