Moldavia është bërë vendi i parë evropian që ka marrë vaksinat e koronavirusit nga skema globale COVAX. Lajmi është bërë publik nga Presidenti i vendi,  Maia Sandu.

14,400 dozat e para mbërritën mbrëmë. Falenderojmë Gjermaninë dhe kombet e tjera të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Komisionin e BE-së, Japoninë dhe të tjerët për solidaritetin dhe OBSH dhe UNICEF”, tha Presidenti Sandu. 

COVAX është një entitet i drejtuar nga një koalicion që përfshin Aleancën e Vaksinave të njohur si Gavi dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Koalicioni financohet nga donacione të qeverive dhe nga fondacione për të drejtat e njeriut hde OBSH. Misioni i COVAX është të blejë vaksina të koronavirusit me shumicë dhe t’i dërgojë ato në vendet e varfëra që nuk mund të konkurrojnë me vendet e pasura në sigurimin e kontratave me kompanitë kryesore të prodhimit të vaksinave.

Moldavia është një nga vendet më të prekura nga Covid dhe deri tani ka raportuar gjithsej 191.197 raste Covid-19 dhe 4,049 vdekje./tvklan.al