Molekula të reja arrijnë të shkatërrojnë qelizat më të forta tumorale, që janë rezistente ndaj terapive, e janë përgjegjëse për metastazat. Këto molekula arrijnë të dobësojnë qelizat tumorale duke shfrytëzuar elementin hekur.

Ky element është në sasi shumë të larta tek qelizat tumorale më agresive, dhe ekipi shkencor që ka arritur rezultatin, ka krijuar një molekulë që godet pikërisht këtë pikë të fortë të tyre, që duke i mbingopur nga brenda, i çon drejt shkatërrimit.

Eksperimentet janë kryer mbi kaviet e laboratorit, dhe molekulave i është injektuar edhe substancë fluoreshente, në mënyrë që të vrojtohej rrugëtimi, sjellja dhe mënyra e veprimit të tyre.

Kjo taktikë e re ka rezultuar e suksesshme, pasi është vërejtur një reduktim i ndjeshëm i rritjes tumorale. Tashmë është e nevojshme që të kalohet tek testet klinike mbi njeriun, për të kuptuar nëse mund të përftohen të njëjtat rezultate dhe nëse mund të integrohen e implementohen me terapitë aktuale, për një rezultat shumë më të mirë ndaj sëmundjeve të rënda.

Klan News