Ky është momenti kur në dyert e Kryeministrisë hidhet molotov. Protestuesit e sulmuan godinën në kohën kur kreu i PD, Lulzim Basha po niste fjalimin e tij. Vetëm pak çaste përpara se të sulmonin Kryeministrinë, protestuesit hoqën barrierat metalike të vendosura para kësaj godine.

Në mënyrë të vazhdueshme protestuesit hedhin tymuese, gurë e flakadanë në drejtim të godinës së kreut të qeverisë. Protestuesit çanë edhe kordonin e policisë duke u ngjitur për pak minuta në hyrje të Kryeministrisë. Megjithatë ata u zbrapsën pasi policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Mijëra protestues opozitarë janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në protestën e 4-t kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

/tvklan.al