Paola Ferrari nuk përmbahet, kopjon aktoren Sharon Stone

Euro 2020 nuk është vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Protagoniste është bërë gazetarja e njohur sportive në Itali, Paola Ferrari, e cila është shdërruar në kryefjalën e mediave rozë pas fitores të Italisë ndaj Uellsit.

60-vjeçarja u shfaq në një moment tepër delikat në një lidhje direkte me televizionin “Rai”, pasi fustani i shkurtër linte gjithçka për interpretim. Në një moment Ferrari kryqëzonte këmbët. Komentuesit e kanë cilësuar një skenë të ngjashme me atë të aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

Ndër komentet pikante ishin ato që vinin në dyshim nëse gazetarja italiane kishte veshur të brendshme, ide që është hedhur poshtë nga vetë ajo.

Klan News