Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në linjën e fluturimit të Southwest Airlines në Los Anxhelos. Një sherr mes dy pasagjerëve ka degjeneruar në ushtrimin e dhunës.

Edhe pse udhëtarët kanë tentuar të ndalojnë ushtrimin e dhunës ka qenë e pamundur, pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit. Një burë ka qëlluar disa herë më grusht një nga pasagjerët.

Kanë qenë udhëtarët e tjerë ata  që kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe më pas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Kjo ngjarje e ka detyruar pilotin e avionit të niset me një orë me vonesë.

/tvklan.al