Një vogëlush 5-vjeçar ka dalë në parvazin e dritares në katin e 13- të. Sikurse duket edhe nga foto  djali është duke qëndruar i kapur pas kornizave të dritares. Ka qenë fqinji i kati më poshtë Zhou Shaoting, që ka dëgjuar të voglin që qante dhe ka dalë menjëherë në dritare.

Shaoting thirri menjëherë sigurinë në Qarkun Ndërkombëtar të Rezidencës Crystal në Siyang në Kinën Lindore. Më pas fqinji hipi mbi ballkonin e banesë së tij dhe u përpoq ta ndihmonte djalin.

Ai  tha për China News:

“Ishte shumë e rrezikshme, djali mund të kishte vdekur në vend nëse do të kishte rrëshqitur, pasi ishte në katin e 13- të”.

Zhou vendosi të qëndrojë pranë djalit dhe të priste derisa të mbërrinin shërbimet emergjente ose derisa familja e tij të kthehet në shtëpi.

“Ai vetëm qante dhe ishte shumë e vështirë që ta pushoja”.

Pas 15 minutave në banesë erdhi gjyshi i vogëlushit dhe e tërhoqi atë nga dritarja.

“Dola nga shtëpia për të çuar mbesën në shkollë dhe i lashë nipit telefonin të luante derisa unë të kthehesha”

, ka thënë gjyshi./

tvklan.al