Ky është momenti, kur një avion

Thomas Cook

ndërpreu fluturimin dhe bëri një ulje emergjence në Manchester, pas raportimeve se kishte rrjedhe të karburantit.

Në bord ndodheshin më shumë se 280 pasagjerë, të cilët u detyruan të dilnin nga avioni, pasi në vendin e ngjarjes marshuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Vetë kompania tha se fluturimi MT2718, që ishte nisur drejt LasVegas, u kthye mbrapsht për shkak të “problemeve teknike”, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Burime thanë për

Mail Online

se bëhej fjalë për një rrjedhje të karburanti.

Pamjet e tregojnë momentin kur avioni ulet në Manchester, teksa njerëz të shumtë shihnin ndërsa tre automjete zjarrfikëse shkonin drejt tij.

Pavarësisht momenteve të frikës, të gjithë pasagjerët në bord zbritën shëndoshë e mirë. Ata mësohet se e vijuan udhëtimin e tyre me një tjetër avion./tvklan.al