Pamjet tronditëse tregojnë momentin e tmerrshëm që një burrë përjetoi pasi shkallët lëvizëse shkëputën dhe ai bie brenda. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një stacion metroje në Stamboll, Turqi. Të shumtë ishin udhëtarët që po përdornin shkallët lëvizëses kur befas krijohet një hendek dhe një burrë e gjeti veten brenda.

Edhe pse ai përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të dalë prej saj, por e kishte të pamundur.

Paniku zgjati rreth një orë, pasi në  vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ai u dërgua në spital, pasi ishte lënduar.

Shkallët janë bllokuar përkohësisht derisa teknika të gjejë shkakun e këtij incidenti që për fat të mirë nuk pati viktima.

Edhe pse bashkia e Stambollit raportoi se kishte vendosur një shenjë paralajmëruese pranë shkallës lëvizëse të thyer përpara se të ndodhte aksidenti – por ajo nuk arriti t’i parandalojë njerëzit që ta përdorin atë./tvklan.al