Lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter që u ndjenë në orën 15:45 minuta të kësaj të mërkure krijuan jo pak panik edhe në Thumanë, aty ku kishte shkuar për një vizitë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

I shoqëruar nga Zv/Kryeministri Erion Braçe, Thaçi ishte në transmetim live dhe po bëhej gati për të mbajtur fjalën e tij, kur u ndjenë lëkundjet e forta.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje të xhiruara nga tvklan.al, lëkundjet krijuan panik për pak çaste. Megjithatë, pasi situata u qetësua Presidenti i Kosovës tha:

“Desha të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të institucioneve të Kosovës, të popullit të Kosovës për institucionet e Shqipërisë. Ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit. Ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”./tvklan.al