Udhëtarët në aeroportin e Frankfurtit u evakuuan sot pasi kishte dyshime për një bombë. Terminali 1 i aeroportit iu nënshtrua një evakuimi masiv pasi u raportua se një person la një valixhe  në kontrollin e pasaportës dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

https://twitter.com/Scarfac07595271/status/1350497655269548032

Një zëdhënës i policisë federale tha se i dyshuari la një çantë në terminal dhe më pas u largua dhe oficerët nisën ta ndiqnin atë.

Dy persona u arrestuan brenda pak minutave, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në këtë ngjarje. Pak minuta pas alarmit për bombë, aeroporti u mbush me policë që nisën të kontrollonin pasagjerët.

Stacioni i trenit në aeroport u mbyll dhe të gjitha fluturimet u ndaluan. Por paniku nuk ka zgjatur shumë, pasi në valixhen e braktisur nuk kishte bombë. Mediat gjermane raportojnë se policët ende po hetojnë për ngjarjen./tvklan.al