121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes përjetuan moment paniku mbrëmjen e së dielës. 10 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta për shkak të turbulencave të forta në fluturimin nga Prishtina për në Bazel.

Turbulencat nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Bazelit.

Pasagjerët u shprehën për mediat se situata kishte qenë kaotike për rreth 20 minuta.

/ABC News Albania 24/7