Ky është momenti dramatik kur turistët në një avion Ryanair përjetojnë momente paniku pasi telefoni i një avioni shpërthen kur avion po ngrihej në fluturim.

Pushuesit mund të shihen që bien sipër njëri-tjetrit duke u përpjekur të ikin nga avioni sa më shpejt të munden pasi një rrëshqitëse aktivizohet.

Incidenti ndodhi rreth orës 17:30 në aeroportin El Prat të Barcelonës, pasi avioni i mbushur ishte përgatitur për t’u nisur për në Ibiza.

Disa pasagjerë thuhet se kanë pësuar djegie të lehta, por në përgjithësi gjendja e të gjithë pasagjerëve është e mirë.

Pasagjeri i paidentifikuar, të cilit i shpërtheu telefoni, thuhet se është nga Zelanda e Re.

Pajisja mendohet të ketë qenë në një valixhe në mbajtësen e avionit sipër vendit ku ai ishte ulur.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga avioni për në terminal dhe ekuipazhi mori përgjegjësinë për pajisjen./tvklan.al