Një grua u filmua duke u goditur brutalisht 40 herë nga Talibanët pasi u kap duke folur me një të burrë në telefon. Personat që kryen këtë dënim e quanin veten gjyqtar Talibanë dhe u zhvillua në një shesh publik në Haftgola që ndodhet në Afganistan.

Pamjet e ndëshkimit brutal u postuan për herë të parë në Facebook në 13 Prill dhe ajo shpejt nxiti zemërim në mediat sociale. Në pamjet e kapura shihet një grua e mbuluar e ulur në gjunjë e rrethuar nga dhjetëra njerëz. Pastaj tre burra, të cilët njihen si “pleqtë”, hyjnë në rreth dhe i japin dënimin gruas.

Ajo u akuzua për kryerjen e “marrëdhënieve imorale” sepse “bisedoi me një të ri në telefon” dhe “pleqtë” e Talibanëve e dënuan atë me 40 të goditura në publik. Viktima është e detyruar të gjunjëzohet ndërsa një burrë i jep asaj një goditje të pasme në shpinë. Ajo qan për ndihmë, duke thënë: “Unë pendohem, është faji im. Unë u ngatërrova”.

Pas pak, një burrë tjetër vazhdon ta fshikullojë derisa ajo të merrte të gjitha goditjen. Kuptohet që burri me të cilin ajo foli u arrestua dhe u mbajt në një burg të Talibanëve, sipas France24.

Atefa Ghafouri, një aktiviste për të drejtat e grave në Herat, tha për median: Të gjithë burrat që morën pjesë në fshikullim ishin qytetarë të zakonshëm, thjesht njerëz që jetojnë në atë zonë. Shumë afganë, veçanërisht ata në rajonet rurale, mbështesin këto gjykata. Në shumë pjesë të Afganistanit, qeveria ka prani zero. Njerëzit u drejtohen këtyre gjykatave dhe gjejnë zgjidhje për konfliktet e tyre dhe kjo ndërton legjitimitetin. Talibanët imponojnë rregullat e tyre, viktimat e para të këtij sistemi janë gratë. /tvklan.al