Një aksident me makinë ka ndodhur sot pasdite në Pezë. Një i ri është përplasur teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar shumë lëndime.

I riu kishte ngecur brenda makinës, pasi kjo e fundit ishte deformuar nga përplasja e pësuar. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerr të riun nga makina.

Pamjet e operacionit janë publikuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka falënderuar zjarrfikësit për punën e bërë.

Zjarrfikësit heronj të Bashkisë së Tiranës ndihmojnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në aksidente! Pas sharrimit të derës, nxirret drejtuesi me pak dëmtime. Të shkuara!”, shkruan Veliaj bashkëngjitur pamjeve, të cilat janë tepër të rënda./tvklan.al