Kjo video tregon dhe momentet e fundit e jetës se modelit 26-vjeçar, Tales Soraes.

Ai po prezantonte markën “Ocksa” në javën e modës në Brazil, por nuk mundi as të shkojë në fund të pasarelës.

Publiku fillimisht mendoi se rrëzimi i tij ishte pjesë e spektaklit, ndërkohë që modelët e tjerë mbetën të shokuar. Ai u dërgua menjëherë në spital, mirëpo mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

Kjo është dhe fotoja e fundit që Tales Soraes publikoi pak orë para shfaqjes. Mediat shkruajnë se Soares kishte deklaruar më herët se po dilte në skenë i sëmurë. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Kolegët thonë se ai ishte vegjetarian dhe një njeri i shëndetshëm. Por mendohet se 26-vjeçari i ishte nënshtruar një diete të fortë që mund të jetë dhe shkaku i humbjes së jetës në mënyrë të papritur, pas ngarkesës së madhe të punës për javën e modës.

Tv Klan