Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit kur një autobus përfshihet në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamerat brenda autobusit tregojnë çastet se si pasagjerët kërcejnë në mënyrë dramatike nga sediljet e tyre.

Autobusi u godit në pjesën anësore nga një automjet. Tre persona që ndodheshin brenda makinës humbën jetën. Autoritetet amerikane thanë se shoferja e autobusit dhe pesë pasagjerët që ndodheshin brenda mjetit u dërguan në spital pasi pësuan lëndime, por nuk kishin pasoja serioze. Ndërkohë që policia nuk ka bërë të ditur asnjë informacion se me çfarë shpejtësie udhëtonte makina kur u përplas me autobusin.

/tvklan.al