Këto janë momentet emocionuese kur një bebe dëgjon për herë të parë falë pajisjeve të reja ndihmëse. Video është publikuar të premten nga babai i Georgina Addinson, Paul.

Vogëlushja është katër muajshe dhe prindërit e saj zbuluan se është e shurdhër në Shtator. Në të dy veshët e saj, doktorët kanë vënë aparate dëgjimi. Në video, Georgina fillon të qeshë menjëherë sapo dëgjon zërin e nënës.

Ndërkohë babai i vogëlushes tha se përdorimi i aparateve ndihmëse ishte sikur të ndizje çelësin e dritave për vajzën e tij. /tvklan.al