Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, mbrëmjen e së dielës. Tvklan.al ka mundur të sigurojë nga kamerat e sigurisë në disa biznese të zonës momentin e përplasjes së makinës Volkswagen me minibusin me pasagjerë.

Siç duket nga pamjet makina, që drejtohej nga 29-vjeçarja K.Sh, vinte përballë minibusit dhe është përplasur në krahun e shoferit. Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë Volkswageni kabriolet është shkatërruar i gjithi.

Makina e shkatërruar nga përplasja

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vdekur Kledis Deda. 36-vjeçari nga fshati Katund i ri i Elbasanit u dërgua fillimisht në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Kledis (Dashamir) Deda

Po ashtu në spital, përveç shoferes së makinës janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe disa pasagjerë të minibusit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçarja për  veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./tvklan.al