Ngjarja ndodhi në Meksikë

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e një atentati ndaj policisë në një qytet të Meksikës.

Në video shfaqen katër persona të armatosur, të cilët në pamje të parë duken sikur janë dy çifte.

Incidenti ndodhi të dielën në Zacatecas të Guadalupes. Siç shihet nga pamjet, një grua dhe një burrë ecin normalisht në mes të rrugës.

Makina e policisë ndaloi për t’u dhënë atyre mundësinë që të kalojnë, por sapo dolën përballë, kriminelët filluan të qëllojnë.

Nga pamjet e tjera të regjistruara nga një kamerë brenda makinës së policisë duket edhe një çift tjetër që qëllon me armë menjëherë sapo efektivët ndalojnë.

Katër kriminelët qëlluan të paktën 20 herë ndaj makinës dhe më pas u larguan me vrap.

Ndërkohë efektivja e policisë që drejtonte mjetin duket që shkoi në krahun tjetër të rrugës dhe kërkoi ndihmën e kolegëve të tjerë.

Fatmirësisht nga ngjarja askush prej policëve nuk pësoi lëndime./tvklan.al