Ky është momenti i pabesueshëm kur një rrëshqitje masive e dheut merr me vete disa shtëpi, duke i tërhequr në det, në brigjet e Norvegjisë, duke bërë që banorët të vraponin të tmerruar.

Pamjet e filmuara me dron tregojnë momentin kur një hapësirë toke me gjerësi prej 800 metrash mori me vete 8 shtëpi. Një person u desh që të shpëtohej me helikopter, por fatmirësisht nuk pati asnjë raportime për të vdekur apo të lënduar.

Lëvizja e fuqishme e tokës ndodhi në anën perëndimore të Kråkneset, në bashkinë Alta, pasditen e së mërkurës. Në pak minuta, shtëpia e parë po rrëshqiste në det.

Banorët treguan se kishin vrapuar dhe kishin parë nga lart shtëpitë e tyre që përpiheshin nga uji. Disa prej tyre thanë se një ditë më parë kishin dalluar të çara në rrugë, pranë banesave.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike The Sun, pjesa më e madhe e banesave ishin shtëpi pushimi, të cilat janë zakonisht të banuara gjatë fundjavës./tvklan.al