Një konflikt fizik ka ndodhur gjatë mbrëmjes në KZAZ-në numër 30 që është e vendosur tek shkolla “1 Maji” në Tiranë. Ky është momenti i përplasjes ku siç duket në sherr janë përfshirë disa persona.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, tha se një prej personave të përfshirë ishte komisioner i Partisë Demokratike. Ajo zbuloi se sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë qenë edhe persona jashtë KZAZ-së që kanë hyrë brenda ambienteve dhe janë futur në sherr.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 8 persona./tvklan.al