Kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon shpërthimin masiv që goditi këtë të martë Bejrutin, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Ministri i Shëndetësisë në Liban tha për gazetarët se një anije me fishekzjarrre kishte shpërthyer në port, megjithatë përmasat e shpërthimit dhe disa raportimet për shpërthime të tjera nëpër vend, kanë ngritur dyshimet se mund të ketë ardhur si pasojë e një sulmi me raketë, ose nga shpërthimi i eksplozivëve. Deri në këto momente shkaku mbetet ende i pakonfirmuar.

Dyshohet për një numër të lartë të plagosurish, por edhe për viktima./tvklan.al