Një jaht luksoz ka shpërthyer në Kolumbi duke i marrë jetën një punëtori që po kryenin riparime dhe plagosur 2 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Necocli. Një prej 3 punëtorëve po saldonte në pjesën e depozitës së karburantit momentin që jahti shpërtheu. Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në port.

Nga shpërthimi i fuqishëm humbi jetën 48-vjeçari Aroncne Meza Torrecilla, ndërsa dy të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spital.

Autoritetet portuale thanë se nuk kishte leje për riparimin e jahtit dhe se nuk ishin marrë masat e nevojshme të sigurisë për kryerjen e këtyre punimeve./tvklan.al