Një veprim i çuditshëm nga Kate Middleton u vu re nga fansat e pallatit Mbretëror gjatë një episodi special të gatimit të Krishtlindjeve të transmetuar në BBC, nga autori i gatimit dhe prezantuesja Mary Berry.

Ndërsa çifti mbretëror ishte ulur duke biseduar me Berry, William mbështet dorën mbi shpatullën e Kate, por ajo tërhiqet në një formë të lezetshëm që i befasoi të gjithë ata që e po e ndiqnin.

Patty Wood, një eksperte e gjuhës së trupit, shpjegon për se për shkak se çifti mbretëror zgjedh të marrë një qëndrim më zyrtar në paraqitjet e tyre publike, Kate dëshironte të mbulonte këtë instinkt të partnerit të saj, duke e shmangur atë. /tvklan.al