Një aksident i frikshëm është filmuar nga kamera në bordin e një makine. Një motor me të cilin udhëtonin dy persona, kanë “fluturuar në ajër” teksa u përplasën nga një makinë që vinte përballë tyre.

Aksidenti ka ndodhur më 10 Gusht në Krime. Motori po përpiqej të parakalonte dhe po qëndronte në ndarjen mes korsive. Pasi parakaloi me sukses një makinë, një tjetër mjet që i vjen përballë e godet në pjesën e pasme duke bërë që drejtuesi të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet bashkë me pasagjerin.

Nga përplasja, dy udhëtarët me motor pësuan lëndime, por pa rrezik për jetën. Në ndihmë të tyre shkuan edhe drejtuesit e makinave të tjera që po kalonin në atë aks rrugor. /tvklan.al