Persona të armatosur sulmuan rezidencën e tij private

Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan në shtëpinë e tij, presidentin e Haitit Zhovenel Moiz. Këto janë momentet kur disa makina dhe dhjetëra trupa të armatosura sulmojnë rezidencën private të presidentit, duke e lënë atë të vrarë. Videoja është regjistruar nga banorët e zonës në afërsi të residencës dhe në sfond dëgjohen të shtënat me armë.

Gjatë sulmit u plagos edhe bashkëshortja e presidentit, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa një nga fëmijët e presidentit, i cili ndodhej në shtëpi gjatë incidentit është dërguar në një vend të sigurt.

Kryeministri i përkohshëm i Haitit e përshkroi sulmin, që ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, si “shumë të koordinuar” dhe të kryer nga një “grup i trajnuar shumë mirë dhe i armatosur rëndë”, të cilët siç tha ai, komunikonin anglisht dhe spanjisht.

Këtë të Mërkurë, kryeqyteti Port-o-Prins ishte i qetë, ndërkohë që pranë rezidencës së presidentit të vrarë shihen gjurmët e sulmit të armatosur. Fill pas ngjarjes kryeministri i përkohshëm mori drejtimin e vendit dhe shpalli gjendjen e shtetrrethimit, duke mbyllur në të njëjtën kohë kufijtë dhe aeroportin kryesor.

53-vjeçari ishte president i përkohshëm i Haitit dhe mori pushtetin në 2015-n mes akuzave për manipulime. Në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ai nuk pranoi të largohej nga pushteti, ndërsa zgjati mandatin e tij me një dekret të veçantë.

Tv Klan