Izraeli ka goditur këtë të shtunë një ndërtesë në Gaza që përdorej si zyra e mediave të huaja si Associated Press dhe Al Jazeera. Siç duket nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale e gjithë ndërtesa është rrafshuar nga bomba e nisur nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite e pati paralajmëruar një sulm të tillë në godinë. Madje ka raportime se për shkak të rrëzimit të kësaj ndërtese do të ketë ndërprerje të internetit në disa pjesë të Gazas./tvklan.al