Kamera amatore ka filmuar momentin kur një helikopter rrëzohet mbi një gradaçelë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Helikopteri shpërtheu në flakë dhe humbi kontrollin.

Nga ky aksident ajror humbi jetën piloti Tim McCormick. Dëshmitarët thanë se pamjet ishin të frikshme, kurse personat që ndodheshin në ndërtesën ku u përplas helikopteri treguan se ndjenë tronditje të fortë.

Guvernatori i New York tha se ky është një aksident ajror dhe nuk ka të dhëna për rast terrorizmi. Megjithatë kjo ngjarje solli në vëmendje sulmet e 11 Shtatorit. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bën evakuimin e qytetarëve që ndodheshin në atë zonë. /tvklan.al