Mediat britanike kanë shpërndarë pamjet shqetësuese të momentit kur një i ri rrëmben një grua për ta përdhunuar dhe më pas për ta rrahur rëndë.

Aaron Murphy, 21 vjeç, u kap teksa përpiqej të arratisej më 21 Maj. Ai është filmuar nga pamjet e sigurisë së një rezidence në Londër teksa rrëmben një 49-vjeçare. Sipas asaj që kanë raportuar mediat, i riu e përdhunoi dy herë gruan dhe më pas u përpoq ta vriste duke e rrahur.

Në pamje të tjera sigurie, policia thotë se Murphy duket qartë teksa e çon gruan në një parkim makinash nëntokësor. Në kohën e sulmit, 21-vjeçari ishte në liri me kusht për sulm seksual ndaj një 51-vjeçareje tjetër. Ai gjithashtu ka sulmuar seksualisht edhe një 14-vjeçare.

I riu ka lindur dhe është edukuar në Xhamajka. Ditën e premte u dha lajmi se ai u dënua me burgim të përjetshëm./tvklan.al