Televizioni grek “Star” ka publikuar momentet e parë kur e ëma mëson se djali i saj Kostandino Kaçifa u vra nga forcat RENEA.

“Më morën djalin”, dëgjohet e ëma duke folur sapo ka mësuar se djali i saj kishte humbur jetën. Pranë saj po qëndron bashkëshorti, i cili po mundohet t’i japë forcë. Pranë tyre ndodhen edhe fqinjët dhe të afërmit e familjes Kaçifas, të cilët po shprehin ngushëllimet.

Të dy prindërit me lot në sy vajtojnë për humbjen e djalit të tyre. Por gjithashtu kërkojnë përgjigje përse fëmija i tyre u vra.

35-vjeçari Kostandin Kaçifa humbi jetën ditën e dielë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Minoritari grek qëlloi me armë i pari uniformat blu për shkaqe ende të paqarta.

Ai refuzoi që të dorëzohej dhe të hidhte armën, duke qëlluar me breshëri ndaj RENEA-s. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vdekur. /

tvklan.al