Kaos në rrugët e Hong Kongut nga protestat e dhunshme që vazhduan edhe këtë fundjavë. Disa persona janë plagosur nga përleshjet me policinë.

Mediat kanë filmuar momentin kur një oficer policie qëllon me armë një protestues. Ky i fundit ishte i maskuar dhe po shkonte me shpejtësi drejt policit. Në këtë moment, oficeri nxjerr pistoletën dhe e qëllon duke e lënë të plagosur. Pamjet janë transmetuar drejtpërdrejt në Facebook.

Protestuesi i plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike. Kjo ngjarje ka ngjallur më shumë zemërimin e protestuesve ndaj policisë.

Një tjetër person mbeti i plagosur rëndë pasi u spërkat me benzinë dhe ju vendos zjarri nga disa protestues të tjerë, pasi u kishte thënë këtyre të fundit se “nuk janë kinezë”. I plagosuri u dërgua në spital me djegie të rënda në trup.

Policia e Hong Kongut ka thënë se protestuesit kishin ngritur barrikada në shumë rrugë të qytetit dhe i paralajmëruan që të ndalonin veprimet e tyre të dhunshme. /tvklan.al