Edhe pse nuk kanë nisur debatet e para në parlamentin e ri, kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë pas lëvizjet që i krijojnë këto debate.

Teksa u nis për të votuar për kryetaren e re të Kuvendit, Rama ndaloi dhe mblodhi fillimisht të gjitha fletët e votimit të grisura të opozitës. Rama i futi në një qese dhe ua dha anëtarëve të komisionit, duke ndërprerë për disa sekonda procesin e votimit.

Kjo lëvizje krijoi pakënaqësi në radhët e opozitës të cilët pretenduan se me këtë lëvizje Rama po pengonte procesin./tvklan.al