Superjahti “My Saga”, rreth 40 metra i gjatë, është fundosur në Catanzaro Marina, në Itali.

Sipas BBC, jahti po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos. Në bord ndodheshin 9 persona, katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u shpëtuan nga roja bregdetare.

Arsyeja e fundosjes së “My Saga” ende nuk është bërë e ditur dhe për të kuptuar cili ka qenë shkaku i përmbytjes ka nisur një hetim i thelluar. /tvklan.al