Mediat turke kanë publikuar pamjet kur tërmeti me magnitudë 5.3 goditi vendin mbrëmjen e së mërkurës.

Lëkundjet sizmike ishin me epiqendër në detin Egje në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje edhe në disa ishuj grekë, por veçanërisht në Turqi.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin qytetarët të cilët vrapojnë të tmerruar duke dalë nga ndërtesat.

Pas këtij tërmeti të fortë, u regjistrua një tjetër më i vogël me magnitudë 4.4. Nga lëkundjet sizmike nuk pati persona të lënduar dhe as dëme materiale. /tvklan.al