Vesa Luma e ftuar tek emisioni  Rudina në Tv Klan, ka treguar si e ka kaluar pandeminë e koronavirusit në Zelandën e Re, projektet muzikore që ka në plan t’i realizojë aty dhe sakrificën e madhe që ajo dhe reperi Big Basta kanë bërë për t’i krijuar kushtet sa më të mira djalit të tyre.

Ajo ka treguar se zhvendosja në Zelandën e Re është bërë vetëm për Lian, për ta rritur dhe edukuar sa më mirë. Kjo gjë i ka kushtuar shumë, largimin nga të afërmit dhe vendi i tyre, por për fëmijën ja vlen të bëhet gjithçka.

Gjatë emisionit u shfaq dhe dueti që ajo dhe Big Basta kanë bërë kur ishin të izoluar në karantinë. Vesa i binte pianos dhe Big Basta po bënte rep, teksti i të cilit fliste për vendin tonë.

Pasi e dëgjoi këtë këngë, Vesa u përlot duke shprehur se është shumë e përmalluar për vendin e saj. /tvklan.al