Xhelozia mund të shkaktojë veprime nga më të çuditshmet. Të tilla janë edhe pamjet e publikuara në internet të një gruaje, e cila prish dasmën dhe tenton të godasë nusen.

Ngjarja ndodhi në Meksikë, teksa një çift po celebronte momentin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Të pranishëm ishin edhe miqtë dhe familjarët.

Në video duken tre persona që vrapojnë për të ndaluar gruan e cila bërtet me zë të lartë. “Rikardo s’mund të martohesh. Të dua, nuk mund të martohesh”, thotë ajo.

Ajo i drejtohet edhe nuses dhe tenton ta godasë, ndërsa bërtet në mënyrë histerike. Ndërkohë dhëndri dëgjohet të thotë, “nxirreni jashtë”. Kjo video ka marrë komente të shumta në internet./tvklan.al