Në emisionin “E ardhmja është vajzë” në Televizionin Klan Plus ka emocione të mëdha pasi të ftuarit rrëfejnë jetën e tyre, çastet e bukura, po edhe ato më të vështirat.

Ka qenë shkrimtarja dhe juristja e njohur, Desantila Vatnikaj ajo e cila ka treguar se humbja e të atit, ka qenë momenti më i vështirë që ka përjetuar në jetë.

Gjatë bisedës në studio, ajo është përlotur teksa në ekran është shfaqur një foto e familjes së saj të bashkuar.

Desantila Vatnikaj: Ne çdo ditë kërkojmë më të mirën nga vetja dhe sadopak që t’i realizojmë për ne është një sukses i vogël. Në rrugëtimin tim të nisur si vajza e dy prindërve që kanë sakrifikuar shumë që unë të jem këtu, mendoj se suksesi më i madh është të rrisësh njerëz me zemër të madhe…

Ermira Çausholli: Sa bukur, absolutisht. Janë çaste emocionuese, familja është pika e dobët e gjithsecilit prej nesh.

Deantila Vatnikaj: Suksesi i prindërve mendoj se jemi unë dhe im vëlla. Suksesi ynë është që ta çojmë përpara këtë gjë dhe nesër, pasnesër fëmijët tanë të ndihen krenarë për atë që ne jemi, për atë që do t’ju japim dhe atë që do të lëmë.

Në formësimin tim, patjetër që ndikimin kryesor, akademik, në shkollë e ka patur ime më sepse normalisht me profesion mësuese ka qenë më shumë strikte mendoj se sa me fëmijët në shkollë. Kurse në formësimin tim si njeri ka qenë babai.

Komisar Vatnikaj! Është përpjekur gjithmonë të na ushqejë me art.

Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babit edhe jua kam thënë të gjthëve përreth: qoftë sa më e largët dita që ta provoni si dhimbje./tvklan.al